Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Pushimi i shoferit’.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, makina, e cila ka ndaluar në anën të rrugës, është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shoferi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth ores 08:05, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, në ecje e sipër, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flakë automjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. B.

Nuk ka probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: