Recete nga znj Eneida
përbërësit
500 gr kunguj
5-6 lulekungulli
2 vezë
1 karotë
50 gr djathë i bardhë
4 lugë miell
Kripë/majdanoz/rigon
Vaj ulliri
Përgatitja
Grijmë kungujt dhe karotën në rende dhe i lëmë të kullojnë. Shtojmë lulet e kungullit, kripën, erëzat, vezët dhe miellin.
Shtrojmë një letër pjekje në tavë dhe me një lugë vendosim qoftet. Shtojmë vaj ulliri nga lart dhe i pjekim me 200 gradë për 30 minuta.
(BalkanWeb/News24)