Në Bruksel ajo cilësohet një ndër gratë më me influencë. Është vështirë të imagjinosh në daljet publike Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s pa Oana Lungescun në krahë. Lungescu jo vetëm ka qenë prej më shumë se një dekade zëdhënësja kryesore e NATO-s por dhe civilia më me ndikim e Aleancës.

Pas 13 viteve në detyre ajo është larguar nga posti. Lajmin e ka bërë më dije në Twitter ambasadori rumun në selinë e NATO-s Dan Neculaescu i cili shkruan se Oana është jo vetëm një mike e mirë por edhe një profesioniste e jashtëzakonshme dhe ndoshta një ndër zëdhënëset më të mira që Aleanca ka patur.

C3f019ab 1c0e 4865 Ab5e 1ec2f119fcd6
C3f019ab 1c0e 4865 Ab5e 1ec2f119fcd6
93336bcf Ec56 41d0 A3fc Cda7ef53da97
93336bcf Ec56 41d0 A3fc Cda7ef53da97

Oana Lungescu nuk ka mbajtur vetëm rolin e zëdhënëses kryesore e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por ajo vazhdimisht ofronte këshilla strategjike për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, si dhe për gjithë zyrat e shtypit të NATO-s, përfshirë median sociale që nga viti 2010. Ajo gjithashtu ISHTE  përgjegjëse për të gjitha fjalimet dhe publikimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Lungescu ishte gruaja e dhe gazetarja e parë që ka mbajtur këtë post.

Lungescu e lindur në Rumani, shërbeu si gazetare në BBC Në vitin 1997, ajo u emërua korrespondente për të mbuluar çështjet evropiane në Bruksel, ku mbuloi pothuajse çdo samit të BE-së dhe NATO-s.

Në vitin 2016, prestigjiozja “Politico” e cilësoi Lungescun një nga gratë më me ndikim në Bruksel.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: