Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas miratimit të vendimit për zgjatjen e mandatit të Skënder Gjunushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Fuga shprehet se që deputetët e PS të arrijnë të mblidhen jashtë çdo konteksti parlamentar, si te mblidhen ne një birrari dhe të marrin jashtë ligjit procedural vendime absurde, është e frikshme.

Reagimi i plotë:

Te arrijne deputetet socialiste ne komisionin e edukimit te mblidhen jashte cdo konteksti parlamentar, si te mblidhen ne nje birrari dhe te marrin jashte ligjit procedurial vendime absurde, nderkohe qe akademia e shkencave ka bllokuar zgjedhjet dhe institucionin dhe i ka nxjerre jashte ligjit zgjedhjet e ardhshme, nese behen, e frikshme, e pabesueshme, e shemtuar.
Ky eshte tavani!
Ose dyshemeja.
Si te votohet jo ne Kuvend, por te mblidhen deputetet ne ndonje lokal ne Dajt a ne Peze, pasi te pijne, te therrin dashin, te gjuajne me kobure ne tavan, dhe te marrin vendime.
Kjo eshte per here te pare histori.
Nuk ka vend per te ndeshkuar me kedo qe shkel ligjin fshehurazi. Ky te pakten ka frike nga ligji, e ben fshehurazi.
Beni kujdes ne jeten e perditshme!
Ruhuni!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb