ITALI
Belen Rodriguez me të dashur të ri. E përjavshmja ‘Chi’ në numrin e ri zyrtarizon krizën mes Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino me disa fotografi që tregojnë showgirl-in argjentinas në shoqërinë e një burri, të quajtur Elio Lorenzoni, një sipërmarrës nga Brescia me të cilin duket se ka krijuar një lidhje
Të dy janë fotografuar në festën e Ignazio Moser, të bashkëshortit të ardhshëm të Cecilia Rodriguez, në La Mimosa Polo Club në Pogliano Milanese, nga paparacët. Ditët e fundit kishin qarkulluar thashethemet për një lidhje të re të pretenduar për ish-prezantuesen e Le Iene.
Lamtumirë Stefano, tani e puth Elio”: ky është titulli i të përjavshmes Chi e cila publikon në numrin e ri imazhet e para të Belen Rodriguez në shoqërinë e një njeriu tjetër që nuk është Stefano De Martinos. Fotot e tregojnë atë në moment intime me sipërmarrësin Elio Lorenzoni.
Kush është Elio Lorenzoni?
Elio Lorenzoni është një sipërmarrës 40-vjeçar nga Brescia. Ai ka studiuar ekonomi dhe menaxhim biznesi në Universitetin Katolik të Milanos. Ekspert i golfit dhe biçikletave elektronike, ai është president i Lorenzmotors dhe drejtor i Lorenzoni Srl që merret me motorë, aksesorë dhe komponentë në të gjithë botën. Profili i tij në Instagram është aktualisht privat.
