Mesfushori brazilian, Xhekson Kenio, i cili u largua nga Egnatia këtë merkato, duket se po shkëlqen me skuadrën e Istanbulsporit në Turqi, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e dytë radhazi.

Kësaj radhe, kundër skuadrës së Gençlerbirligi, mesfushori brazilian hapi serinë e golave në minutën e 20’ të takimit. Kujtojmë që për Istanbulsporin luajnë disa lojtarë shqiptarë si Rroca, Guri, Topalli dhe Et’hemi. PanoramaSport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb