Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët e zjarrit janë përhapur në një zonë kodrinore e mbjellë kryesisht me ullinj.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb, se në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës të bashkisë Mallakastër për të fikur zjarrin.

Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb