MITROVICE- Një grupim prej rreth 20 personave të armatosur është shfaqur në Mitrovicë. Të armatosur me kallashnikovë dhe armë të shkurta, ky grupim qe vetën e quan “AKSH”, ka thënë se është tubuar në përkujtim të përvjetorit të 13-të të rënies së dy pjesëtarëve të tyre.

Në raportimin e portalit “veriu.info” shihet një person i cili thotë se AKSH-ja është ende aktive dhe se do të aktivizohet shumë shpejt. Duke bartur maskë për ta fshehur identitetin njëri nga pjesëtaret e këtij grupi ka thënë se AKSH-ja ka ka njësi, batalione, brigada, njësi speciale, për të cilat thotë se janë të stërvitura mirë.

Përgjatë viteve vazhdimisht janë shfaqur grupe të ndryshme të cilat kanë pretenduar se janë pjesëtar të formacionit të quajtur AKSH, mirëpo shumë pak doli të jetë e vërtetë nga kjo dhe kërcënimet që persona të ndryshëm bënë në emër të AKSH-së. Zeri ka tentuar të marrë ndonjë përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: