Fabrika e prodhimit të lëngjeve në Libohovë është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se një shkëndijë zjarri është bërë shkak për flakët.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sakaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Libohovës, Gjirokastrës e Dropullit të të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Libohovë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb