Ish-kapiteni i Partizanit, Eneo Bitri, u ndeshkua me karton të kuq, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit çek mes Banik Ostravës dhe Slovackos, në duelin që përfundoi në barazim pa gola.

Fillimisht në minutën e katërt, Bitri u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar, ndërkohë që në minutën e 80-të, shqiptari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, po për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

Për afro 10 minuta lojës, skuadra e Banik Ostravës, luajti me 10 lojtarë. Kjo ishte pika e parë në 2 javë kampionat për skuadrën e Bitrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: