Zlatan Ibrahimoviç u largua nga futbolli i luajtur në moshën 41-vjeçare. Sulmuesi suedez luajti për rreth 20 vite me klubet më të mëdha në Europë, si Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Mançester Junajtid etj.

Edhe pse i pensionuar, Ibra nuk mund të jetojë dot pa futboll dhe këtë e ka vërtetuar edhe njëherë tjetër. Teksa po shijon pushimet verore ai ka ndarë një video për tifozët në rrjetet sociale. 41-vjeçari shfaqet duke gjuajtur topin me roveshatë, teksa në sy bie forma fizike e jashtëzakonshme.

Suedezi shkruan sipër videos: Përgjithmonë i ri (Forever Young).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: