Cardi B filmohet në një video me një sjellje të pazakontë për një këngëtare gjatë koncertit.

Një spektator i ka hedhur asaj pijen në dorë gjatë këngës së saj. Kjo gjë e ka tërbuar reperen e cila është kundërpërgjigjur duke i gjuajtur me mikrofon.

Video që filloi të qarkullonte në rrjetet sociale të shtunën u bë shumë shpejt virale.

Pas incidentit, llogaria zyrtare e Cardi B ka ripërtërirë videon.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që një artist goditet nga fansat gjatë një shfaqjeje live, shumica nuk hakmerren me lëvizje të ngjashme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb