Nëse ende nuk keni nisur një lidhje të re, atëherë duhet të dini se më kë përshateni dhe më kë jo nga shenjat e tjera. Kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar një fund të shëmtuar për ju dhe “fiksimin” tuaj të radhës.
Nëse besoni te shenjat e horoskopit dhe i përkisni shenjës së Demit, Gaforres dhe Luanit atëherë do t’ju interesojë të dini me cilat shenja horoskopi nuk duhet të dilni.
Demi (20 Prill-20 Maj)
Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze. Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebelimit. Pas disa takimesh do të kuptoni edhe që nuk ju plotëson materialisht dhe janë shumë kurnacë. Gjërat mund të jenë interesante dhe eksperimentale në krevat, por jashtë tij….!
Gaforrja (21 qershor- 22 Korrik)
Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet. Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen.
Luani (23 Korrik- 22 Gusht)
Mos u lidhni me një Peshk. Janë ëndërrimtarë dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenë në ajër do ju bëjnë të shkëputeni nga realiteti. Por përtej fantazive, do të kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depresioni. Çdo veprim normal të Peshqve ju do e merrni personale dhe do mendoni se problem jeni ju. Problem tjetër është që të dyja shenjat nuk dinë të menaxhojnë paratë dhe gjasat janë të mbyteni në borxhe.
