Polonia ka forcuar mbrojtjen në kufirin e saj me Bjellorusinë në përgjigje të raporteve të grupit mercenar Wagner që po i afrohet trupave të saj.
Kryeministri Mateusz Morawiecki u shpreh se qeveria po ndërmerr hapa për të siguruar që kufiri të mbetet i sigurt. Sot, agjencia shtetërore ruse e medias RIA citon një zyrtar ushtarak polak të ketë thënë se snajperët janë tani në kufirin me Bjellorusinë.
Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, Policia ka vijuar punën e saj duke shtuar mbrojtjen në kufi me aleatin më të fortë të Rusisë, Bjellorusinë.
(BalkanWeb)
