NGA KLODIANA HAXHIAJ*

DURRËS- Plot 45 punonjës, prej të cilëve 30 sanitarë, janë paralajmëruar për shkarkim nga puna, në fund të muajit qershor nga drejtoria e Spitalit Durrës. Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë shkrihet organika e sektorit të kimistëve 7 tillë mbeten pa punë, po ashtu edhe 8 kaldajistët e spitalit i kap kjo reformë e planifikuar të zbatohet në fund pranvere.

“Ethet” e këtyre shkarkimeve në kuadër të kësaj reforme janë prezente tek të gjithë punonjësit e reparteve, ndërsa kundër shkarkimeve është shprehur edhe drejtori i komanduar prej pak ditësh mjeku neurolog Endri Shehu. “Është një reformë në strukturë, e planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Spitali i Durrësit ka nevojë për këtë personel, dhe ne do t’i kërkojmë Ministrit të Shëndetësisë ta rishikojë vendimin”, tha Shehu në një intervistë për Neës24

Mjeku Neurolog, Endri Shehu i njeh më së miri “plagët dhe hemorragjitë” që ka ky spital. Procedurat tenderuese për barnat janë vonuar dhe  problematika e furnizimit më barna është prezente edhe në këtë spital.

Prej pak ditësh që drejton këtë spital Shehu ka siguruar fillimisht dyshekët e më pas çarçafë e pajisje të tjera për urgjencën e spitalit, e cila po pret mbi 300 pacientë në ditë. Po kështu ka kontaktuar për furnizimin me barna pas problemeve të vërejtura në çdo pavijon.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb