BRITANI E MADHE – Mbesa e këngëtarit legjendar Elvis Presley shfaqet lakuriq në filmin e saj më të ri. Aktorja Riley Keough ë filmin “The Girlfriend Experience” luan rolin e një studente të drejtësisë, e cila aspiron të punojë në një studio ligjore prestigjioze.

Por përveç kësaj, personazhi i Riley, Christine Reade për të mbuluar shpenzimet e studimeve ofron për klientët meshkuj diçka që quhet “eksperienca e të dashurës”.
Në skenat e para të filmit, aktorja shfaqet në hapat e para të prostituimit ku merr dhe zarfin prej 100 dollarësh. Në episod ajo shfaqet nudo e shtrirë në krevat.

Në këtë rol, vajza e kantautores Lisa Marie Presley dhe muzikantit Danny Keough, paguhet me 1 mijë dollarësh në orë me minimumi dy orë shoqëri, duke ofruar një paketë që përfshin intimitet fizik, bisedë, dhe mbështetje emocionale, domethënë atë që quhet “eksperienca e të dashurës”.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb