Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire janë ndarë pas më shumë se 18 vitesh bashkë.

Zyra e kryeministrit të Kanadasë, në një deklaratë bëri me dije se çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes.

Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Raportohet se ky vendim ka ardhur pas një procesi të gjatë dhe diskutimeve të vështira mes tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb