Ndeshja mes Tiranës dhe Besiktas nisi me disa minuta vonesë. Shkak u bënë tifozët turq, të cilët filluan të hidhnin fishekzjarrë në fushë, në “Air Albania”. Arbitri nuk hezitoi, duke dërguar menjëherë skuadrat në dhomat e ndeshjes.
Gjithashtu, ka patur edhe përplasje mes tifozërive. Pas qetësimit të situatës, ndeshja rifilloi. Takimi vlen për ndeshjen e kthimit të Conference League, në turin e dytë.
(BalkanWeb)
