Një histori e veçantë është ajo e bashkëshortëve italianë të cilët në moshën 90 vjeçare braktisen vendin e tyre, për të jetuar në Vlorë.

Ata thonë se në këtë qytet do të jetojnë paqësisht deri në fund të jetës së tyre. Dashurinë e tyre 76 vjeçare bashkëshortët kanë zgjedhur ta jetojnë pranë detit të Vlorës, me të cilin thonë se janë magjepsur.

Vlora është spektakolare, u dashurove me shikim të parë. Kur shikoj këtë pamje, rinohem 20 vjet. Detin e shikoj nga mëngjesi deri në darkë”, shprehet Gianpaolo.

Për më tepër ndiqni historinë e tyre:

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb