Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Ukraina duhet patjetër të krijojë një mburojë ajrore për të gjithë territorin e saj.

Ai gjithashtu ka thënë se Ukraina nuk ka kapacitete të mjaftueshme për mbrojtjen ajrore. Sulmet ajrore ruse janë shtuar në të gjithë territorin e vendit.

Megjithatë Zelensky shton se udhëheqja  e vendit po punon me partnerët ndërkombëtarë për t’i siguruar Ukrainës kapacitete të domosdoshme për mbrojtje ajrore nga sulmet ruse.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb