Të paktën 26 ushtarë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një autobusi ushtarak që transportonte forcat qeveritare në Sirinë lindore. Sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja sulmi ndodhi pranë qytetit al-Mayadeen në provincën Deir Ezzor, një pjesë e të cilit kontrollohet nga Damasku dhe aleatët e tij Irani dhe Rusia, si dhe tjetra nga luftëtarët e mbështetur nga kurdët.

“Anëtarët e Shtetit Islamik i zunë pritë një autobusi të ushtrisë siriane që transportonte ushtarë në provincën lindore Deir Ezzor”, deklaroi organizata e Të Drejtave të Njeriut në Siri.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës i kryer nga Shteti Islamik që nga fillimi i vitit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: