Mes personave të arrestuar në operacionin policor të koduar “PUNISHER 2”, ishte edhe Besnik Mujeci.
Mësohet se 40-vjeçari Besnik Mujeci banues në Prishtinë është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ku në zgjedhjet e fundit për Asamblenë Komunale, ai ka marrë 608 vota.
Pas deklaratës së policisë së Tiranës ku u bë me dije se u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi dhe u arrestuan 5 persona mes të cilëve edhe një vajzë, ku i përfshirë ishte edhe Besnik Mujeci vjen edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Bëhet me dije se Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbledhje urgjente për rastin e asamblistit Besnik Mujeci.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili tha se do të njoftojë për vendimin pasi të përfundojë kjo mbledhje.
(BalkanWeb)
