Një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00. Burime zyrtare bënë me dije se disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, 28-vjeçari me inicialet R. Ç., me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, por ka marrë goditje me thikë.
Njoftimi

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira. Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për  dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: