Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi sot se ka rrëzuar tre dronë ukrainas në jugperëndim të Moskës, kryeqytetin rus që po përballet me një varg sulmesh ajrore së fundmi. Ukraina sulmoi në orën 05:00, duke i përdorur “tri mjete ajrore pa pilot ndaj objekteve në rajonin Kaluga”, tha Ministria ruse në Telegram. “Të gjithë dronët u vërejtën dhe u shkatërruan me kohë nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë”, tha MMR. Guvernatori i Kalugas, Vladislav Shpasha, tha se dronët u rrëzuan në jug të rajonit, qindra kilometra larg jugperëndimit të Moskës.

“Nuk ka pasoja në njerëz dhe infrastrukturë”, tha Shapsha. Ky sulm ajror është të paktën i pesti këtë muaj mbi rajonin Kaluga, të cilat Rusia thotë t’i ketë parandaluar. Zyrtarët rusë thanë më herët se i kishin interceptuar sulmet me dronë në këtë rajon më 3, 7, 10 dhe 12 gusht.

Deri në sulmet e muajit të fundit, kryeqyteti rus dhe rrethinat e tij nuk ishin sulmuar gjatë luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e nisi para më shumë se një viti. Javën e kaluar, dy sulme me dronë ndodhën në qarkun financiar të Moskës, njëri prej të cilëve shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë të lartë biznesi. Në maj, disa dronë u rrëzuan pranë Kremlinit. Më 30 korrik, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se lufta në Rusi po vinte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: