Perëndimi nuk është i interesuar për negociatat për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, por kërkon të fitojë sa më shumë para për kompleksin e tij ushtarako-industrial, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev.

“Fjalimi i tyre ku thuhet se është koha për t’u ulur në tryezë dhe për të filluar bisedimet e paqes është thjeshtë një dredhi. Ata duan të vazhdojnë të fitojnë para për kompleksin e tyre ushtarako-industrial, shpjegoi ai.

Medvedev shtoi se ushtria ruse është “shumë e suksesshme” në shkatërrimin e pajisjeve të furnizuara nga Perëndimi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: