Festa e Birrës në Korçë zhvillohet për të 17-tin vit radhazi. Turistë nga i gjithë vendi janë bërë pjesë e festës më të madhe verore.

Menaxherja e “Shtëpisë së Birrës”, Arsenida Gjiriti në një intervistë për gazetaren Lorena Kodra ka ftuar të gjithë turistët që të mos humbasin shijen e Birrës Korça.

Gjithashtu ajo sqaroi se “Shtëpia e Birrës” ka ardhur me një risi dhe se do të shërbehet me një çmim promocional për të gjitha netët e festës së birrës.

“Ofrohet një gatim tradicional dhe padyshim birra më e mirë, Birra Korça. Këto ditë kemi vendosur një çmim promocional për klientët tanë. I uroj të gjithë shqiptarëve që gëzojnë festën me birrën Korça”, u shpreh menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb