Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbyllur pushimet ne Shqipëri me një kafe dhe vizite në Vlorë nën shoqërinë e kryeministrit Rama.

Meloni ka pirë kafe me kryeministrin Rama, në një prej bareve në qendrën historike në Vlorë. Të shoqëruar edhe nga një grup personash, mes tyre ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Buçi, ata kanë ecur në rrugët e Vlorës.

Po ashtu, kreu i qeverisë Rama ka ndarë rrjete sociale një foto krah Melonit, ku e konsideron atë si motrën e vogël të Shqipërisë dhe e falënderon për vizitën e saj, për të cilën ndihet i nderuar.

“Ishte një nder”,- shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar në Facebook.

Kryeministrja e Italisë mbërriti tre ditë më parë në Vlorë me një traget linje, duke iu përgjigjur ftesës që kryeministri Rama, ia bëri nga një media italiane.

Statusi:

Sorella d’Albania Fratello d’Italia

GRAZIE GIORGIA Sorella d’Albania Fratello d’Italia

GRAZIE GIORGIA È STATO UN ONORE

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb