Sienna Miller është në pritje të fëmijës së saj të dytë, siç u bë e ditur nga një publikim i revistës “People”, pasi publikoi foto të aktores nga plazhi, me barkun e fryrë.

Sienna Miller së fundmi ka shijuar pushimet në Ibiza dhe aty kamera e ka kapur me barkun e fryrë, të relaksuar dhe gazmore.

Pak kohë më parë, aktorja 41-vjeçare kishte vizituar Saint-Tropez me partnerin e saj 26-vjeçar, Ollie Green, ku kishte zëra se ajo ishte shtatzënë.

Aktorja ka edhe një vajzë me aktorin Tom Sturridge, e cila është 10 vjeç dhe ishte martuar më parë me June Lo nga viti 2004-2006, ata e provuan sërish lidhjen e tyre në vitin 2009, me çiftin që u nda përgjithmonë në vitin 2011.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb