23 gola në La Liga2 duken një kujtim i largët për Myrto Uzunin. Ky fillim sezoni në elitën e futbollit spanjoll nuk po shkon aq mirë për “bomberin” kuqezi, sigurisht as për Granada-n. 2 ndeshje, 2 humbje, vetëm 1 gol i shënuar 5 të pësuar, për momentin Granada dhe Uzuni e shohin veten në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Pavarësisht këtij detaji, emri i Uzunit mbetet fiks në tregun e transferimeve.

Uzuni
Uzuni

Së fundmi, interesim për sulmuesin shqiptar ka shfaqur ekipi i Leeds United. Anglezët shohin te Uzuni përforcimin ideal për tu rikthyer sa më shpejt në Premier League. Sigurisht. kosto e këtij operacioni nuk është e vogël, pasi Uzuni ka një klauzolë largimi prej 25 milionë euro. Jo vetëm Leeds, interes për Uzunin ka edhe në Francë e Turqi. Ekipi i Reims ka kërkuar informacione për Uzunin, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe gjigandët e Gallatasarait. Gjithsesi, në këto kushte, shumë pranë mbylljes në merkatos, vështirë se Granada mund të lë të lirë sulmuesin e tyre kryesor, shkruan AS.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb