Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich i cili mbahet nën arrest nga autoritetet ruse prej muajsh tanimë do të qëndrojë në paraburgim edhe për 3 muajt në vijim.

Mësohet se afati i paraburgimit të tij është vendosur nga një gjykatë në Moskë.

Gershkovich u arrestua më 29 mars në Yekaterinburg me akuza për spiunazh, të cilat mund ta përballin me deri në 20 vjet burg.

Ai, gazeta e tij dhe qeveria e SHBA-së i mohojnë me forcë akuzat, teksa sipas Sky Neës raporothet se një shkëmbim i mundshëm të burgosurish po diskutohet mes Moskës dhe Uashingtonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb