Arbër Hoxha, sulmuesi i cili luan për Slaven Belupon në Kroaci dhe ka tri ndeshje me Kosovën e është përfolur disa herë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë, është pajisur me pasaportë shqiptare. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, 24-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Goricës.

Hoxha realizoi në minutën e 50-të, duke vendosur baraspeshën e përkohshme 1-1. Ky ishte realizimi i dytë në 6 javë e para të kampionatit kroat për sulmuesin shqiptar.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se 2 golat për skuadrën e Goricës, i realizoi ish-mesfushori i Tiranës, Merveil./Panorama Sport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb