Akordi ishte arritur prej ditësh, ndërsa sot erdhi zyrtarizimi. Sardar Azmun është zyrtarisht futbollist i Romës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verdhekuq.
“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përkohshëm të Sardar Azmun nga Bayer Leverkusen, me një opsion për t’u transferuar përgjithmonë, deri më 30 qershor 2024″, shkruhet në profilin e klubit.
Sulmuesi iranian ka luajtur në dy Botërorë, në 2018 dhe 2022. Ai ka fituar 4 Premier Liga Ruse, 1 Kupe Ruse dhe 2 Superkupa Ruse. Gjithashtu Azmun u shpall golashënuesi më i mirë i ligës ruse në sezonin 2019-20.
Iraniani ka veshur fanellat e Rubin Kazan, Rostov, Zenit, si dhe atë të Bayer Leverkusen. Në karrierën e tij me klube, ka shënuar 115 gola, 48 asistime në 316 paraqitje. Për kombëtaren ka shënuar 45 gola dhe 9 asiste në 71 ndeshje.
? Benvenuto alla Roma, Sardar Azmoun! ??#ASRoma pic.twitter.com/0MASouey5R
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 26, 2023
Tashmë, referuar edhe fjalëve të Jose Mourinhos një ditë më parë, klubi verdhekuq pret edhe një sulmues tjetër, që duket se është Romelu Lukaku. Drejtuesit e Romës kanë qenë në Londër për të biseduar me Chelsean për të afruar belgun.
(BalkanWeb)
