FIFA pezullon presidentitn e federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, për çështjen e puthjes ndaj Jenni Hermoso në ceremoninë e dhënies së medaljeve të kombëtares së femrave pas triumfit në Kupën e Botës.

Një vendim i organit më të lartë të futbollit që e skualifikon atë nga çdo kompeticion botëror. Ky pezullim është i përkohshëm për 90 ditë deri në përfundim të hetimit që ka hapur FIFA.

Gjithashtu, Rubiales i është komunikuar se atij ose njerëz pranë tij të komunikojnë ose të takojnë futbollisten në mënyrë që mos ndikojnë në deklaratat e saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb