Një video e Kris Jenner duke pozuar për grimeren e saj po bën xhiron e internetit, ku publiku komenton negativisht për filtrin që zgjodhi ylli.

“Nëna” e familjes Kardashian shihet e buzëqeshur gjerësisht në objektivin e Summer Kuzamit, teksa artisti ka postuar videon në llogarinë personale në Instagram.

Megjithatë, filtri që ajo zgjodhi ishte shumë intensiv, duke e bërë lëkurën e Kris Jenner-it të dukej si porcelan, si një kukull plastike apo edhe… produkt i inteligjencës artificiale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Publiku, natyrisht, nuk mund ta linte indiferent videon në fjalë, ku shumë e gjykojnë Jennerin, duke theksuar se ajo nuk mund ta pranojë moshën e saj.

“Përqafoni moshën tuaj, ky filtër është qesharak”, shkruan njëri, ndërsa një tjetër shton: “Çfarë po ndodh? Kjo nuk është fytyra e saj”.

Të tjerët, në fakt, nxituan ta krahasojnë atë me një produkt të inteligjencës artificiale. “A është kjo AI?”, pyeti njëri në komente, ndërsa një tjetër u pajtua me të, duke thënë:”Inteligjenca artificiale e Kris Jenner”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb