Rita Ora pak ditë më parë është kthyer në temën e diskutimit në të gjitha mediat shqiptare dhe ato të Serbisë.

Shkak për këtë u bë një performancë e saj në një festival në Hungari, ku këngëtares shqiptare i është dhënë një flamur serb dhe ajo (duke menduar që ka një flamur hungarez në duar) e ka marrë atë me vete në skenë.

Tani, fansi në fjalë i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë për Telegrafin e Serbisë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen.

Borivoje, siç ka shpjeguar vet është hungarez, por duke qenë se është fëmijë që vjen nga një martesë e përzier, nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, e ka sjellë flamurin në koncert.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem”, ka zbuluar Borivoje për Telegraf.rs.

“Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

Siç zbuloi Borivoje, ai nuk ia dha flamurin, por ajo e mori vetë dhe u mbulua, gjë që e habiti edhe atë.

“Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, tha i riu hungarez për mediumin serb.

Në fund ai ka treguar se më pas nuk ka pasur asnjë problem dhe se pas koncertit ka biseduar me një shqiptar që ka parë gjithçka dhe i ka thënë “se ishte shumë i zhgënjyer nga Rita”.

Bororovoj
Bororovoj

“Nuk pata asnjë problem pas kësaj. Unë pas koncertit fola me një shqiptar dhe i thashë se ajo ma mori flamurin nga dora, dhe ai tha se nuk ishte faji im dhe se ishte shumë i zhgënjyer prej saj”, ka përfunduar Borovioje.

Rita përndryshe gjatë ditës së diel ka shpjeguar se as nuk e kishte idenë se çfarë flamuri ishte ai që mbante në duar dhe se pa dashje e ka marrë atë me vete në skenë, duke menduar se flamuri në fjalë është i Hungarisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb