NIGERI – Terroristët e “Boko Haram” kanë publikuar një video të vajzave të rrëmbyera dy vjet më parë nga qyteti Chibok. Videoja duket se është filmuar në dhjetor dhe i është dërguar qeverisë nigeriane.
Në pamje duken 15 vajza me rroba të zeza, të cilat identifikohen si nxënëse shkolle. Disa prej vajzave janë identifikuar edhe nga prindërit e tyre.
Rrëmbimi i 276 vajzave ka bërë që të nisë në rrjetet sociale një fushatë për t’i ndihmuar, ku u përfshi është zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama.
Terroristët e “Boko Haram” sulmuan konviktin e një shkolle në shtetin Chibok më 14 prill të 2014, duke rrëmbyer vajzat që strehoheshin aty.
(er.nu/BalkanWeb)
