Pentagoni ka filluar të përdorë inteligjencën artificiale për dronët luftarakë, sipas raporteve nga New York Times.

Sipas raporteve droni eksperimental pa pilot XQ-58A Valkyrie i Forcave Ajrore menaxhohet nga inteligjenca artificiale.

Një lëvizje që e vendos atë në ballë të përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të shfrytëzuar aftësitë e një teknologjie në zhvillim, përfitimet e mëdha potenciale të së cilës bien ndesh me shqetësimet e thella.

Avioni fuqizohet gjatë fluturimit nga një motor rakete, mund të fluturojë në një distancë të barabartë me gjerësinë e Kinës dhe mund të mbajë raketa të afta për të goditur objektivat e armikut shumë përtej rrezes së tij vizuale.

Në thelb Valkyrie është një dron i gjeneratës së ardhshme dhe është një prototip i asaj që Forca Ajrore shpreson se do të bëhet një shtesë e fuqishme në flotën e saj të avionëve luftarakë tradicionalë, duke u ofruar pilotëve njerëzor të shoqërueshëm robotë shumë të aftë për t’u vendosur në betejë.

Misioni i saj është të kombinojë inteligjencën artificiale dhe sensorët e saj për të identifikuar dhe vlerësuar kërcënimet e armikut dhe më pas, pasi të ketë marrë miratimin njerëzor, të vazhdojë të vrasë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb