Victor Osimhen do të rinovojë kontratën me Napolin, edhe nëse mungesa e njoftimit zyrtare do të bëjë që tifozët të jenë të shqetësuar. Gjatë kësaj vere u zhvilluan disa takime mes klubit dhe Roberto Calenda, agjentit të nigerianit dhe në fund u vendos për zgjatjen e kontratës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Victor Osimhen do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2026 me një pagë më shumë se dyfishi që përfiton aktualisht, por me sa duket nëse marrëveshja nuk është zyrtarizuar ende, do të thotë se kanë mbetur ende për t’u përcaktuar detaje të klauzolës së kontratës së re.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: