TIRANE

Viti i ri akademik shënon numrin më të lartë të interesimeve dhe regjistrimeve në historinë gati 20 vjeçare të universitetit “Luarasi” si një institucion i arsimit të lartë në vend kjo edhe si rrjedhojë e “zgjerimit” të tij në katër fakultete në Drejtësi, Ekonomik, ne Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit si dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore.

Interesimi në rritje dhe mesatarja e lartë e maturantëve, tashmë studentë të Universitetit “Luarasi”, përbëjnë vlerësim për universitetin dhe stafin akademik, që prej ditësh mirëpret çdo të ri për të bërë zgjedhjen e duhur.

Pedagoget e katër fakulteteve të “Luarasit” teksa konfirmojnë njëzëri interesin e lartë, shprehin mirënjohje për maturantët që vendosën të përvetësojnë dije tek “Luarasi”ku pergatiten me seriozitet studentet per të ndjekur pasionin apo trendet e punësimit.

Kuotat janë të limituara nga kërkesa e madhe e maturantëve që kanë zgjedhur “Luarasin” ndërsa është vetëm dita e katërt e regjistrimeve e raundit të parë. Nuk janë të përjashtuar nga regjistrimi edhe ata që maturën e kanë përfunduar vite më parë.

Interesimi për të qenë pjesë e “Luarasit” ka qenë mjaft i lartë që në ditët e para të regjistrimeve. Studentët e rinj tregojnë se në “Luaras” i solli emri i mirë i universitetit.

Tashmë një universitet me një eksperiencë thuajse 20-vjeçare “Luarasi” ka kaluar me sukses sfidat, duke zgjuar edhe më tepër kureshtjen e maturantëve në lidhje me mundësitë e shumta që ofron.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: