SHBA- Letra e një 4-vjeçari për vajzën që pëlqente tregon se sa të sinqertë janë fëmijët, sidomos kur bëhet fjalë për shprehjen e ndjenjave.

Mund ta qujamë një letër dashurie të sinqertë dhe të pafajshme pasi 4-vjeçari i shpreh ndjenjat e tij shoqes së kopshtit, të cilën e fton në shtëpinë e tij.

Nëna e tij ka postuar letrën në “Reddit”, duke u shprehur se e ka shkruar letrën siç i është diktuar nga djali i saj, pa asnjë ndryshim. Letra është shumë emiocionuse, përveç faktit që 4 vjecari vuan nga kanceri dhe i trtegon shoqës së tij që i ka rënë një dhëmb.

“Baily
Do të vish në shtëpinë time të luajmë së bashku? Unë mendoj se ti je e bukur si një kalë apo si një nusepashkë. Nuk e them dot me saktësi se cila, por ti duhet të vish në shtëpinë time të hamë djathëra së bashku. Unë të dua dhe dje humba një nga dhëmbët e mij. Unë do të bëj një magji për ty, pastaj ti do të më shohësh sesi luaj me robotë.

Me dashuri, Bennet!”

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb