Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Serie A ndaj Empolit.

“Ne punojmë çdo ditë për të qenë konkurrues. Kampionati ka shumë rivalitet. Më 30 dhjetor duhet të shohim se ku do të jemi në renditje, me synimin për të qenë në krye, për të luajtur për objektivat në pjesën e dytë dhe për t’u kualifikuar në Champions League.

Scudetto? Për mendimin tim, do të duhen nga 86 deri 90 pikë për ta fituar. Napoli dhe Milani janë favoritët kryesorë, pa harruar Interin, Atalantën, Romën, Lazion dhe Fiorentinën. Ne do të renditemi mes katër të parave.”

“Vlahovic- Unë e shoh atë më të qetë sepse është më mirë fizikisht, ai gjithashtu shënoi në dy ndeshjet e tij të para. Vitin e kaluar ai nuk ishte mire, pas kishte probleme në ijë, por ai shënoi 10 gola në kampionat” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: