Juventus triumfoi 0-2 ndaj Empolit, pas atij barazimi me Bolognan, duke marrë kështu tre pikë shumë të rëndësishme. Bardhezinjtë mund të festonin lirisht në minutën e 24-të pas golit të Danilos. Në minutën e 39-të, portieri shqiptar i Empolit, Etrit Berisha lë gjurmë në debutim teksa i pret penalltinë Vlahovic-it.

Ekipi i Maximilliano Allegri siguroi fitoren në minutën e 82-të, me Chiesan. Juventus mbetet një nga skuadrat pretendente për t’u renditur në katër vendet e para të kampionatit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: