Uefa Champions League ka përcaktuar sot në Nyon dy çiftet gjysmëfinaliste:

Atletico Madrid-Bayern-Munchen dhe Man.City-Real Madrid do të sfidohen ndërmjet tyre se kush do të udhëtojë drejtë Milanos për të vendosur më pas fituesin e turneut më të rëndësishëm në rang klubesh.

Shorti u tregua i “mëshirshëm” duke shmangur një derbi spanjoll, për më tepër një derbi madrilen, ndërmjet Atletico-s dhe Realit, një sfidë e parë shumë herë në La Liga. Historia e Man.City në Champions League këtë herë kalon nga Real Madrid. “Qytetarët” do të përballën me 10-të herë fituesit e këtij turneu. Për trajnerin Pellegrini është një rikthim në të kaluarën e tij në Madrid, skuadër që e ka drejtuar edhe më herët, një shans i artë për të për tu larguar me nder nga Manchesteri.

Shori shmangu dhe një situatë të komplikuar, një përballje të mundshme Man.City- Bayern, Pep Guardiola kundër të tashmes dhe të ardhmes së tij. Bavarezet gjejnë një “kockë” të fortë përballë, Atletico Madrid, një ekip “luftëtarësh” që eliminojë kampionët në fuqi, Barcelonën.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 26 dhe 27 prill ndërsa ato të kthimit më 3 dhe 4 maj.
(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb