Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan mund të takohen sërish pas sesionit të hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nga 19 deri më 25 shtator.
Kështu raporton gazeta turke Hurriyet.
Tass në vend të kësaj citon një burim diplomatik sipas të cilit Turqia në ditët e ardhshme do të informojë OKB-në për rezultatet e bisedimeve që Erdogan pati dje me Putinin në Soçi për marrëveshjen për eksportin e grurit në Detin e Zi.
(BalkanWeb)
