Për shumë pushimet kanë mbaruar, por një pjesë kanë zgjedhur ditët e para të shtatorit. Mes tyre, María, vajza e Pep Guardiolës, shfrytëzon për të shijon ditët e fundit të nxehta, plazhin, pishinën, dhe perëndimet e bukura në bregdetin francez.
Ditët e fundit, teksa i ati po rikuperohet nga një operacion në shpinë, Maria Guardiola, ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa foto nga pushimet e saj në jug të Francës. Ajo duket shumë elegante dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente në Instagramin e saj, ku e ndjekin mbi 730 mijë vetë.
María vesh fustane shumëngjyrëshe, herë me tone portokalli, thuajse të ngushtë në trup dhe me shpatulla të zhveshura, perfekte për qytetin San-Trope. Në disa imazhe të tjera, Maria shfaqet duke shijuar drekën në një tjetër restorant ekskluziv me pamje nga deti.
21-vjeçarja ka të drejtë të festojë dhe të shijojë, pasi vetëm pak ditë më parë ajo u diplomua në Angli në atë që quhet globalisht si “Shkolla e Modës dhe Dizajnit në Londër”. Gjithsesi, e pyetur në komentet e shumta se me kë po i kalon pushimet, Maria nuk është përgjigjur, duke e lënë enigmë.
(BalkanWeb)
