Është mbajtur sot takimi i thirrur nga Gazment Bardhi ku marrin pjesë 42 deputetët të PD, mes tyre edhe Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raporton se në mbledhjen me dyer të mbyllura, disa nga propozimet që janë bërë nga deputetët lidhen me kërkesën për ngritjen e një komision hetimor për ndërhyrjet që sipas tyre janë bërë në sistemin TIMS si dhe për një komision sa i takon koncesioneve në shëndetësi.

Ndërkaq, në nisje të takimit, që u zhvillua në prani të mediave, Bardhi dhe Berisha kërkuan intensifikim të aksionit opozitar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: