Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Thanë.
Gazetarja Lorena Kodra, raporton për ‘BalkanWeb’, se një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. Mësohet se i plagosuri është turist polak dhe dërguar me urgjencë në spitalin e Përrenjasit.
Njoftimi i policisë:
Qafë Thanë, Pogradec/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
