Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje aktivitetin e garave botërore të ujit që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në Pogradec dhe që pritet të tërheqë akoma edhe më shumë vizitorë në qytetin e bukur liqenor.
“Me Formula 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
“43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, vijoi Rama.
Garat botërore të ujit apo Pogradec Grand Prix 2024 pritet të zhvillohen në datat 2-7 korrik 2024, si një aktivitet i përmasave të mëdha gjatë sezonit të ardhshëm turistik.
Teksa është takuar me organizatorët, Rama shkruan se Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain etj.
“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë ????”, shkruan Rama.
