Të paktën shtatë persona u zhdukën dhe tre të tjerë u plagosën pasi shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, thanë autoritetet.

Dy vendbanime në qarkun Xiahe të Prefekturës Autonome Tibetiane Gannan u goditën nga rrëshqitjet e dheut dhe reshjet e grumbulluara arritën respektivisht 50.2 mm dhe 31.8 mm.

Ndër të zhdukurit, gjashtë ishin punëtorë ndërtimi. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ekipet e shpëtimit janë mobilizuar për të kërkuar të zhdukurit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb