Tjetër goditje nga Sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës. Goditet një grup që shpërndanin drogë edhe nëpër shkolla.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se në pranga kanë rënë disa persona që shpërndanin drogë në kryeqytet. Grupi e kishte bazën te Kodra e Diellit.

Lënda narkotike ishte e ndarë në rreth 600 doza, në total rreth 3 kg. Janë sekuestruar edhe doza kokainë.

Kanë qenë 4 muaj hetime nga sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës që kanë çuar në shkatërrimin e këtij rrjeti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: